INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boksieri Mayweather shokon botën e futbollit : “Unë mund ta marr Ronaldon në ekipin tim”

Boksieri Mayweather shokon botën e futbollit : “Unë mund ta marr Ronaldon në ekipin tim”

Publikuar më: 19:04 19-03-2018

Boksieri me famë botërore, Floyd Mayweather ka deklaruar se ai mund të hyjë në futboll duke blerë klubin e Newcastle. Deri këtu është gjithçka normale por ajo që ka befasuar të gjithë është pohimi i boksierit se ai mund ta sjellë Cristiano Ronaldon për të mbyllur karrierën tek klubi i Newcastle.

“E dua Newcastle, ata djem duan të festojnë me zë të lartë si në çdo qytet në botë ku kam qenë. Unë jam i hapur ndaj mundësive të reja për biznes por unë investoj me kokë dhe jo me zemër. Futbolli nuk mund të jetë loja ime, pork am lidhje kudo. Cristiano Ronaldo ka qenë një mik i imi për një kohë të gjatë, kështu që unë mund ta marr atë për të përfunduar karrierën në Newcastle”- deklaroi boksieri.

Portugezi është në fund të karrierës së tij dhe janë në të shumta klubet ku përflitet se ku do ta mbyllë karrierën ylli madrilen. Real Madrid, Manchester United, Sporting Lisbonë dhe së fundmi edhe ekipi i Newcastle është shtuar listës së klubeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885