INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BOJKOTI I STUDENTËVE/ Aktori i njohur i bashkohet protestuesve në Fakultetin e Drejtësisë! [FOTO]

BOJKOTI I STUDENTËVE/ Aktori i njohur i bashkohet protestuesve në Fakultetin e Drejtësisë! [FOTO]

Publikuar më: 18:00 24-01-2019

Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa tashmë e kanë përshkallëzuar atë, pasi krahas bojkotit janë ngujuar nëpër fakultetet përkatëse.

Edhe në Fakultetin e Drejtësisë, vazhdon ky bojkot, ndërkohë që ditën e sotme, është solidarizuar edhe aktori Mehdi Maklaj, i cili ka mbajtur një monolog në lidhje me situatën aktuale në universitet dhe më pas është zhvilluar një diskutim me stidentët e këtij fakulteti.

“Rezistenca vazhdon”, thuhet në faqen e Lëvizjes për Universitetin.

Prej muajsh tashmë, studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre si dhe shfuqëzimin e ligjit për Arsimin e Lartë. 

BRUT.png

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543