INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blunt & Real surprizojnë me projektin e ri, gati për të na zbukuruar festat [VIDEO]

Blunt & Real surprizojnë me projektin e ri, gati për të na zbukuruar festat [VIDEO]

Publikuar më: 15:34 26-11-2016

Nëse ka një fjalë që nuk ekziston në fjalorin e Blunt dhe Real ajo është padyshim “lodhje”. Akoma pa shijuar mirë hitin e tyre më të ri “Rrugës”, dyshja e suksesshme na kanë paralajmëruar për projektin e tyre të rradhës. Bëhet fjalë për një këngë me motive patriotike, ashtu siç nuk i kemi parë ndonjëherë më parë, dhe i paraprin Festës së Flamurit me 28 Nëntor. Ata kanë publikuar së fundmi trailerin e klipit 11 sekondësh, i cili do të mbajë titullin “Shota” dhe ku mbizotërojnë ngjyrat Kuq e Zi. Mjafton të përmendim këtë titull dhe pjesa tjetër është histori. Klipi i plotë publikohet nesër në orën 15:00, dhe do të ju gënjenim nëse s’do e pranonim që po na mposht kureshtja.

Blunt e Real dinë të na i bëjnë më të bukura festat!

Article Logic
Execution time: 0.0031659603118896