INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blunt & Real publikojnë “Presion”...dhe jo vetëm!

Blunt & Real publikojnë “Presion”...dhe jo vetëm!

Publikuar më: 18:59 05-02-2016

Dyshja e njohur e hip-hop janë kthyer më në fund zyrtarisht pas një periudhe rreth 6 mujore mungese.

Megjithëse jemi në stinën e dimrit Blunt & Real kanë ardhur me një këngë shumë verore, si në videoklip, ashtu edhe në nota duke na bërë pak nostalgjikë për verën. “Presion” është një realizim që i përafrohet më shumë rrymës RnB se sa rap, por në stil duket si një vazhdim i “Xhinset”. Ndjesia e përcjellur ishte shumë pozitive, diçka që na duhet në këto ditë herë të zymta dhe herë me diell, por gjithmonë të ftohta. Megjithatë “Presion” nuk përfundoi pa një surprizë në fund, ku Blunt & Real duket se na lanë të shijojmë pak nga ritmet e këngës së tyre të ardhshme, me frazën që shpjegon gjithçka: “To be continued...”. A do të vazhdojë t'i bëjë presion apo do t'i mbushet mendja vajzës? E mësojmë pas një muaji e gjysmë!

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211