INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blue Ivy është trashëgimtarja e Beyonce, e drejton grupin e vajzave si mamaja e saj! [VIDEO]

Blue Ivy është trashëgimtarja e Beyonce, e drejton grupin e vajzave si mamaja e saj! [VIDEO]

Publikuar më: 16:00 06-06-2017

Ajo mund të jetë vetëm 5 vjeç, por që sot duket se e ka brumin e superyllit.

Vajza e dy yjeve të muzikës, si Beyonce dhe Jay Z, e vodhi të gjithë vëmendjen në spektaklin e organizuar nga shkolla e saj e baletit. Vogëlushja bukuroshe u shfaq në krye të një grupi balerinash dhe dukej se po i ndiqte hapet dhe lëvizjet me përpikmërinë më të lartë nga të gjithë. Madje në disa raste ajo kthehet edhe nga shoqet e saj, si për t’iu treguar atyre se si duhet të kërcejnë. Pra, fiks si mamaja e saj mbretëresha Bey, Blue Ivy është futur në “Formation” për të marrë në dorë spektaklin. Jemi të bindur që mami dhe babi janë ndjerë shumë krenarë për vogëlushen. 

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377