INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet për dy orë Zogu i Zi. Studentët nisin bllokimin e rrugëve

Bllokohet për dy orë Zogu i Zi. Studentët nisin bllokimin e rrugëve

Publikuar më: 17:52 17-12-2018

Ka përshkallëzuar protesta e studentëve. Ata p[as tubimit për disa orë me radhë përballë Kryeministrisë kanë vendosur që të bllokojnë një nga nyjet më të rëndësishme të kryeqytetit, atë të Zogut të Zi. Dhjetëra studentë kanë bllokuar që prej orës 15:00 rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Të shpërndarë në disa pika në këtë shumë të rëndësishëm të Tiranës, ata nuk lejojnë kalimin e makinave, duke vështirësuar kështu qarkullimin në këtë zonë. Protesta është mbështetur edhe nga qytetarët.
Studentët protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë. Studentët refuzojnë të hyjnë në bisedime me kryeministrin Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë pavarësisht se thotë se i pranon kërkesat, kërkon dialog me studentët.

Article Logic
Execution time: 0.0030598640441895