INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohen pagat për mësuesit. Ja ç’thotë ministria teknike...

Bllokohen pagat për mësuesit. Ja ç’thotë ministria teknike...

Publikuar më: 15:19 06-07-2017

Punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe mësuesit ende nuk kanë marrë pagat e muajit të kaluar edhe pse data shënon 5 korrik, ndryshe nga buxhetorët e institucioneve të tjera.
Për këtë çështje ka reaguar ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina, e cila është shprehur se shkak për bllokimin e pagave është bërë burokracia e administratës.
Ajo sqaron se veprimtaria e MAS është e bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017 dhe këtë e quan të qëllimshme.

Deklarata e Ministres së Arsimit:

Në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017.
Pavarësisht informimit të të gjithë instancave të larta shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për zhbllokimin e situatës, kjo problematikë absurde po vijon të mbetet e njëjtë.
Burokracia e administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike nuk duhet të prekë pagat e punonjësve të administratës shtetërore.
Bëj një apel institucional për angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar artificialisht.
Si Ministër i Arsimit dhe Sportit distancohem nga apatia e krijuar mes Departamentit të Administratës Publike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave që nuk sjell zgjidhje.
Garantoj zbatueshmërinë e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave kushtuese të institucionit që unë drejtoj.

Article Logic
Execution time: 0.004133939743042