INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E kishte parajmëruar Basha në Kuvend, Toyota dhe miliona euro 'mall pa zot' [VIDEO]

Publikuar më: 16:55 24-06-2018
5 milionë euro u sekuestruan në Portin e Durrësit brenda një makine tip ‘Toyota' që kishte ardhur nga porti i Anconës. Mësohet se eurot, të gjitha me prerje 100-ëshe ishin fshehur në makinën “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar. Kjo sasi e madhe eurosh dyshohet se e ka burimin nga aktivitetet kriminale, prandaj dhe janë sekuestruar. Ndërkohë, në seancën e ditës së enjte kreu i opozitës Basha ka bërë publike se një mjet i kësaj marke dhe 5 mln euro janë nisur për në Shqipëri sipas tij me porositës Taulant Ballën, duke i kërkuar këtij të fundit të reagojë pas disa ditësh. 

 

Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro ne nje automjet të vendosur në një transportues me nëntë makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë. Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë. Makinat Toyota kishe mbërritur në port nga Italia rreth orës 10 të paradites dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona - Bari.Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

 
 
 
 
 100e.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709