INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokimi i buxhetit të Prrenjasit shkon në zyrat e ambasadave

Bllokimi i buxhetit të Prrenjasit shkon në zyrat e ambasadave

Publikuar më: 15:05 27-03-2019

Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira në fillim të marsit i kishte shkuar një letër ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, për mosmiratimin e buxhetit të vitit 2019. Ambasadori i ka kthyer përgjigje, ku përmes një letre shpreh shqetësim për faktin që ngërçet politike ndikojnë tek qytetarët, duke i lënë ata pa shërbime, por thotë se përgjegjësia për normalizimin e situatës i përket institucioneve shqiptare. Ambasadori përmend Ministrinë e Brendshme e cila është përgjegjëse për çështjet lokale në administratën shqiptare.

Kryebashkiakja e Përrenjasit, e cila ka publikuar letrën me përgjigjen e Sorecës, thotë se bllokimi dhe mosmiratimi i buxhetit është bërë nga këshilltarët e Partisë Socialiste, kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe deputetët e PS-së. "Kjo situatë dëmton në mënyrë themelore banorët e Perrënjasit të cilët presin shërbime dhe të mira materiale" , thotë Rira.
"I bëjmë thirrje në veçanti, llogaritarit të kooperativës së tipit të lartë, pseudo-deputetit Nuri Belba, mos vazhdojë me presionet e tij ndaj këshilltarëve, të cilëve duke ngrënë gjizë nëpër lokale ju thotë “mos e miratoni buxhetin ose e shtyni sa më gjatë, që kur të vimë ne, të kemi naj lek”, shkruan Miranda Rira në rrjetin social Facebook.

pergjigjeja_e_ambasadorit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846