INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blendi Fevziu tek Top Channel? Gazetari e sqaron një herë e mirë! Ja si qëndron e vërteta [FOTO]

Blendi Fevziu tek Top Channel? Gazetari e sqaron një herë e mirë! Ja si qëndron e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 13:09 12-07-2018

Pak javë më parë në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se gazetari Blendi Fevziu do braktiste ‘Tv Klan’ dhe emisionin e tij do ta transferonte në ekranin e ‘Top Channel’. Ai vetë pranoi se oferta e Top Medias ishte e majme, mirëpo për arsye personale ai vendosi që për katër vjet të tjera ai do të qëndrojë në Klan.

Në një intervistë të pak për "360 Gradë" në Ora News, Fevziu u dha fund dilemave se ku do të jetë sezonin e ardhshëm. “Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20-vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë. Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pasi ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën…”

Ndërsa në Top Arena, Fevziu në “Këndi i së vërtetës”, ku nuk i shpëtoi së njëjtës pyetjeje: “Pse e refuzoi ofertën e Top Channel?”, së cilës i dha të njëjtën përgjigje, por në një mënyrë tjetër: “Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi” – tha Fevziu duke e mbyllur përfundimisht temën e largimit nga Tv Klan.

-640-0-5b467d4ff3430.png

Article Logic
Execution time: 0.0029840469360352