INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesmeni i ndërtimit dhe gruaja e tij ekzekutohen në Kolumbi

Biznesmeni i ndërtimit dhe gruaja e tij ekzekutohen në Kolumbi

Publikuar më: 17:08 18-06-2018

Një ekzekutim mesa duket i mirë planifikuar çoi në vdekjen e një kontraktori ndërtimi Roberto Gaiottino dhe gruas së tij Claudia Patricia Zabala Dominguez. Në mbrëmjen e 16 qershorit, të dy ishin në Risaralda të Kolumbisë në qytetin e origjinës së gruas së tij. Ata po dilnin nga një restorant kur iu afrua një burrë i cili qëlloi pesë herë me armë duke eliminuar çiftin. Vrasësi pastaj u arratis. Policia mendon se kjo është qartazi një pritë. Gaiottino, 44 vjeç po hante në një restorant me gruan e tij, një 36-vjeçare kolumbiane. Sipas dëshmive me ta po darkonte edhe një shok kolumbian. Të gjithë dolën së bashku për t'u kthyer në hotel, por një njeri po i priste jashtë dhomës. Ai iu afrua çiftit dhe qëlloi me armë, dy prej plumbave goditën direkt kokat e viktimave. Pa lënë asnjë shenjë autori iku. Çudit fakti se miku i tyre nuk u qëllua. Menjëherë pas vrasjes, autori iku me një makinë ku ishte duke e pritur një bashkëpunëtor.

vriten_te_dy.jpgKush ishte Gaiottino?
Sipërmarrësi 44-vjeçar jetonte me gruan e tij në Barbania, pranë Torinos. Ai merrej me aktivitetin e ndërtimit për të cilin familja ishte e njohur në të gjithë zonën. Drejtonte kompaninë e ndërtimit “Mivillaitaliana”. Duket se kishte shkuar në Amerikën e Jugut për të vizituar të afërmit e gruas së tij, por e vërteta qëndron se për disa kohësh ai po zgjeroi interesat e tij edhe në Kolumbi. Kjo është edhe arsye se pse policia përjashton mundësinë e grabitjes që përfundoi keq. Ajo po heton në pistën e pritës së organizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936