INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nga janari jo më kredi për bizneset, që fshehin taksat[VIDEO]

Publikuar më: 14:11 01-09-2017

Që në nisje të vitit të ardhshëm, bizneset të cilat fshehin taksat nuk do kenë më mundësi të marrin kredi nga bankat. Ky është ligji i fundit që ka të bëjë me ndryshime rrënjësore për dhënien e kredive për bizneset.
Ky ligj do hyjë në fuqi nga data 1 janar 2018, e çdo kredi do miratohet duke u bazuar në bilancin tatimor, apo në deklaratat financiare të audituara të bizneseve.
Prej kohësh dihet që shumë pronarë të bizneseve ndjekin një politikë me dy bilance  të ndryshme fitimi. Për të shpëtuar nga taksat e larta ato deklarojnë të ardhura të ulta, ndërsa për të përfituar nga kreditë deklarojnë një bilanc tjetër ku të ardhurat janë më të larta në mënyrë që të përfitojnë kredinë. E duke vepruar në këtë mënyrë i shkaktojnë dëme të mëdha ekonomisë dhe ky është dhe qëllimi se përse ndryshoi i ligji, pra për të parandaluar mashtrim.
Kohët e fundit dhe bankat kanë marrë masa për të shmangur mospagimin kredive nga bizneset, gjë që ka reflektuar dhe me një rënie të ndjeshme të kreditimit në përgjithësi ndaj koorporatave me një vlere rreth 4 miliardë lekë për periudhën korrik 2016-korrik 2017.

Article Logic
Execution time: 0.003032922744751