INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bisedat e përgjuara nga BILD, Rama: Do i bëja prapë, ndaj dhe fitojmë!

Bisedat e përgjuara nga BILD, Rama: Do i bëja prapë, ndaj dhe fitojmë!

Publikuar më: 11:09 19-06-2019

Përgjimet e publikuara nga ‘Bildi’ gjerman, dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama i cilësoi të gatuara nga një shërbëtor i Berishës. Por duket se sot ai ka ndryshuar qëndrim, duke i vlerësuar ato biseda normale. Në një takim elektoral në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh se të njëjtin komunikim do e bënte sërish. 

“Edhe nxjerrin përgjime sikur. Edhe ne duhet të flasim në telefon tani edhe të thonë ca po ndodh. Nxjerrja nga konteksti është e rëndë. S’më shqetëson ato pjesë ato biseda i bëj prap, janë biseda për fushatën elektorale, për komisionerët, për objektivat, prandaj i mundim ne. Historia aty ishte me këtë Flamur Nokën me ca rrugacë që shkonte godiste njerëz. Po çfarë ti bësh bërtet hajduti kapni hajdutin”, theksoi Rama.

Blerja e votave, tregoi më pas, Edi Rama do të dënohet me 5-10 vjet burg dhe ndalim për të hyrë në SHBA dhe BE. Ndryshimet e bëra në Kodin Penal do të miratohen nesër në seancë plenare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031881332397461