Pas Elhaida Danit që mahniti jurinë në “The Voice of Italy” ku u shpall dhe fituese, siç duket stafeta ka kaluar te dy binjake shqiptare.
Bëhet fjalë për dy motrat e grupit “Sindolls”, Ina e Serena Sinani, të cilat kanë konkuruar gjatë natës së parë të këtij programi duke u vlerësuar me 4 Po nga këngëtarët coach të këtij shoë.
Vajzat shqiptare kanë surprizuar me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D'Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini, por motrat shqiptare zgjodhën skuadrën me trajner këngëtarin rap Gue Pequeno.
20 vjeçaret Ina e Serena Sinani kanë performuar shqip këngën rap me titullin \"Shume pis\", kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.
![Binjaket shqiptare ''çmendin'' jurinë dhe publikun me këngën e Ledrit dhe Era Istrefit në ''The Voice of Italy'' [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/2b41b8ed3a5f883951b5afb1ce958511_L.jpg)