INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bima që po ''pushton'' botën! Kanabisi paska prejardhje shumë të lashtë

Bima që po ''pushton'' botën! Kanabisi paska prejardhje shumë të lashtë

Publikuar më: 16:33 22-05-2019

Kanabisi është një nga bimët më popullore në botë! Në disa vende ajo është e ndaluar, por konsumohet fshehur dhe në të tjera është legalizuar për t’u përdorur në mjekësi. Së fundmi është bërë një zbulim që tregon origjinën e saj të lashtë. Kjo bimë është gjetur për herë të parë 28 milionë vjet më parë në një pllajën tibetiane, 3km mbi nivelin e detit.

Studiuesit më pas këtë bimë e gjetën të shpërndarë në Evropë, Kinë dhe Indi. Më herët mendohej se kanabisit ishte zbuluar për herë të parë në Azinë Qendrore. Po e vërteta u mësua disa vite më pas.
"Një ekip hulumtuesish i udhëhequr nga Universiteti i Vermontit në SHBA ka ekzaminuar 155 studime të fosileve nga Azia për të rindërtuar historinë e kanabisit në Azi,"- thanë autorët e këtij zbulimi.
Ata morën në studim analizën gjenetike dhe fosilet e polenit të kanabisit dhe mësuan se ajo fillimisht është rritur 28 milionë vjet më parë në zonën e liqenit Qinghai në pllajën tibetiane.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438