INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bill Gates publikon listën e tij, ja 5 librat që duhen lexuar

Bill Gates publikon listën e tij, ja 5 librat që duhen lexuar

Publikuar më: 19:54 30-12-2018

Sikundër e ka bërë traditë tashmë Bill Gates ka publikuar pesë librat më të mirë, që ai ua rekomandon të tjerëve t’i lexojnë. E miliarderi Gates nuk rekomandon vetëm libra biznesi dhe paraje.

Libri i parë nga lista e tij është: “Bad Blood: Secrets and Lies in a Silicon Valley Startup” me autor John Carreyrou. Për këtë libër ai ka thënë se, “Historia ishte shumë më e çmendur nga çfarë mund të imagjinoja. Në këtë libër gjen gjithçka: mashtrime të ranuara, intriga koorporatash, histori revistash, marrëdhënie familjare dhe dështimin e një kompanie që vlente 10 miliardë dollarë”.

Libri i dytë është “Army of None: Autonomous Weapons and the Future of War”, nga Paul Scharre. “Armët që funksionojnë në mënyrë të pavarur, falë inteligjencës articiale, ndoshta nuk janë zgjidhja më e mirë për pushimet e fundvitit, por këndvështrimi i Scharre është shumë interesant dhe ta bën të vështirë ta heqësh nga dora”, është shprehur miliarderi për këtë libër.

I treti është “21 leksione për Shekullin e XXI” nga autori izraelit, Yuval Noah Harari. “Bëhet fjalë për të kuptuar se për çfarë gjërash duhet të shqetësohemi dhe sa shumë të shqetësohemi për to”, shkruan Gates.

Renditja pasohet nga “Educated: A Memoir”, i shkruar nga Tara Westover. Ajo u rrit nga prindër që e mbajtën tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e botës dhe nuk shkoi në shkollë deri në moshën 17-vjeçare. Por megjithatë arriti të jetë e shkëlqyer në kolegj dhe të marrë një doktoraturë nga “Cambridge University”.

I fundit ëhstë “The Headspace Guide to Meditation & Mindfulness”, për të cilin Bill Gates thotë se ai prej vitesh mediton së bashku me bashkëshorten e tij dhe këshillon këtë libër për këdo që është i interesuar mbi këtë temë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0029428005218506