INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i urgjencave mjekësore në dy ditët e para të vitit

Bilanci i urgjencave mjekësore në dy ditët e para të vitit

Publikuar më: 11:59 03-01-2018

Natën e ndërrimit të viteve, por dhe në datën 2 janar kanë marrë në total ndihmë mjekësore rreth 700 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre kanë shfaqur probleme pas konsumimit të alkoolit dhe të tjerë nga mbiushqyerja. Ndërsa vetëm 17 persona kanë marrë ndihmë, pasi janë dëmtuar lehtë nga fishekzjarrët. Bilanci i Urgjencës Mjekësore Kombëtare dhe spitaleve në të gjithë Shqipërinë që ishin në gatishmëri 24 orë në 2 ditët festave, raporton se 127 autoambulanca ishin në gatishmëri me ekipet mjekësore.

Në Tiranë ishin 5 pika dhe 8 ekipe urgjence në terren. Në kryeqytet autoambulancat, që ishin në gatishmëri kanë kryer 142 vizita në shtëpi apo dhe shoqërim të të sëmurëve nëpër spitalet e mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0031871795654297