INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i përmbytjeve, 3 300 banesa dhe 10,200 hektarë tokë nën uji

Bilanci i përmbytjeve, 3 300 banesa dhe 10,200 hektarë tokë nën uji

Publikuar më: 19:39 03-12-2017

Përmbytjet që prekën vendin gjatë këtër ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha. Komiteti i Emergjencave Civile tregon se deri tani janë evidentuar mbi 3300 banesa nën ujë, 40 biznese dhe 10,200 hektarë tokë të përmbytyra. Po kështu mbi 5,800 hektarë të tjerë kanë prani uji. Qarqet më të prekura janë Fieri dhe Vlora. Numri i shkollave të dëmtuara është 56. Ndërkohë, 28 ura në të gjithë vendin kanë dalë tërësisht jashtë funksionit. Gjatë këtyre ditëve janë evakkuar nga ushtrua 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 persona. Ndërkohë, ka filluar edhe mbështetja me ndihma ndërkombëtare, për të cilat po diskutohet me Ministrinë e Mbrojtjes për të ndërtuar në nivel qendror një pikë logjistike pranimi dhe shpërndarjeje. Deri më sot ndihmat shpërndahen në nivel lokal, duke u menaxhuar nga vetë bashkitë. Situata është e stabilizuar në porte dhe në aeroportin e Rinasit dhe rrugët nacionale janë të kalueshme. Në hidrocentralet e Kaskadës së Drinit niveli i prurjeve ka rënë krahasuar me një ditë më parë. Fierza, hidrocentrali më i madh i vendit ka kapur nivelin mbi 274 m, ndërsa në hidrocentralin e Komanit kuota është mbi 172 m. Vau i Dejës gjendet në kuotën e mbi 75. Aktualisht nuk ka shkarkime nga asnjë prej hidrocentraleve.

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094