INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BILANC zyrtar i dëmeve nga moti i keq në Shqipëri

BILANC zyrtar i dëmeve nga moti i keq në Shqipëri

Publikuar më: 13:23 12-07-2019

Moti i keq në zemër të verës është shoqëruar me pasoja të mëdha. Për këtë arsye Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një analizë të detajuar të dëmeve.

Më konkretisht në akset rrugore, Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh, në atë Pogradec-Tushemisht dhe në rrugën Korçë- Zëmblak kanë rënë pemë dhe bllokuan qarkullimin. Në aksin Bisht i Zhurit-Fier ka pasur dëme vetëm në sinjalistikën vertikale, ndërsa në Vlorë nga stuhitë ka pasur inerte në rrugë dhe degë pemësh të thyera.
Në zonën e Sarandës ka patur rrëshqitje inertesh në segmentin Ura e Kranesë – Qafë Muzinë.
Moti i keq solli problem dhe në rrjetin energjitik.46 fidera u stakuan. Rajonet më të prekura ishin Shkodra dhe Lezha, Burreli dhe Durrësi në pjesën e zonës së Fushë-Krujës.
Në këto zona u puna me itensitet dhe u përmirësua situata e furnizimit me energji elektrike në masën 70%. Në veri të vendit pothuajse të gjithë fiderat ishin në punë, por me kalimin e orëve, në mbrëmje, gjendja e motit u përkeqësua duke vijuar deri në orët e para të datës 11.
Në raport theksohet se fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në punë.
Në det i vetmi problem që u shënua ishte në Vlorë, trageti i linjës Vlorë – Brindisi – Vlorë prej motit të keq u ankorua me 1 orë vonesë.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0077519416809082
    array(1) { ["section"]=> string(55) "bilanc-zyrtar-i-demeve-nga-moti-i-keq-ne-shqiperi-98416" }