INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie ndërtesa 8-të katëshe në Stamboll, kërkohet për të mbijetuar [VIDEO]

Bie ndërtesa 8-të katëshe në Stamboll, kërkohet për të mbijetuar [VIDEO]

Publikuar më: 10:16 07-02-2019

Një bllok apartamentesh 8-të katëshe në Stamboll është shembur. E gjthë skena është kapur nga kamerat e sigurisë përreth dhe shihet se si vrapojnë njerëzit që të shpëtojnë.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit në Stamboll po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve nën rrënojat e një blloku apartamentesh prej 8 katësh që u shemb.
Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe 7 të tjerë u plagosën, por mendohet se ka shumë njerëz të tjerë të bllokuar nën rrënoja në ndërtesën në qytetin Kartal.
Ndërtesa është shtëpia e 43 njerëzve që jetonin në 14 apartamente.
Ende nuk ka një shkak të qartësuar se çfarë e shkaktoi shembjen e bllokut të apartamenteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211