INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Betohet shefi i ri i shtabit, Kollçaku. Meta, mirënjohje për ushtarkët misionarë…[VIDEO]

Publikuar më: 16:09 30-08-2017

Presidenti, Ilir Meta ka organizuar një ceremoni të veçantë për betimin e Shefit të ri të Shtabit të Forcave të Armatosuar. Duke vlerësuar Kreun e ri të shtabit, Bardhyl Kollçaku, Meta ka përshëndetur dhe falenderuar e të gjithë ushtrakët që janë nëpër botë me mision nga vendet në konflikt e deri tek ato më të paqta. Vetë Kollçaku ka shprehur falenderim për detyrën që iu ngarkua duke e quajtur dhe privilegj e tha se do të punojë me përkushtrim të lartë.

“Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku jep garanci se do të përmbushë me nder sfidën dhe detyrën e shefit të shtabit. Dëshiroj të shpreh konsideratat më të larta për burrat dhe gratë me uniformë për mbrojtjen e vendit. Mirënjohje për 153 ushtarakët që ndodhen në mision në Afganistan, Bosnje, Egje dhe të gjitha misionet e tjera, por edhe ata që përballen me zjarret. Siguria kombëtare, përmirësimi i buxhetit të mbrojtjes dhe përmbushja e detyrimeve të NATO-s do të mbështetet nga unë për 5 vitet e ardhshme, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498