INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku i kujtoi Benardin, shihni çfarë i thotë Xheni [FOTO]

Bes Kallaku i kujtoi Benardin, shihni çfarë i thotë Xheni [FOTO]

Publikuar më: 19:53 07-12-2017

Xheni dhe Benardi kanë qenë dy nga personazhet më të përfolur në showbiz ditët e fundit. Por pas shumë e shumë thashethemesh, ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Pas ndarjes, Xheni u rikthye në Itali dhe mbrëmjen e djeshme ka postuar disa video teksa po shikonte festivalin “Kënga Magjike”.
Në pjesën më të madhe të videove, shfaqeshin momentet e humorit të Bes Kallakut të cilin Xheni edhe e kishte etiketuar në video.

ma.jpg


Pasi ka parë postimin e ish-banores, Besi i ka shkruar: "Hahaha flm", ndërsa Xheni ja kthen "Je më i miri". Por biseda nuk është mbyllur me kaq pasi Besi me përgjigjen e tij i kujton edhe Benardin duke përmendur Laçin. "Të ruajt Zoti, edhe unë e kam qejf shumë dialektin tënd, shqip e italisht bashkë, si me qenë prej Laçi", i shkruan Besi.
"Hahaha faleminderit Bes. Të ruajt Zoti edhe ty e vazhdo kështu siç je bashkë me Xhensilën", i përgjigjet Xheni ndërsa Besi ja kthen: "Flm Xhen, edhe ne të kemi ndjek e të dasht aty ku ke qenë".

 

onana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020489692687988