INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha zbulon emrin e oficerit që dekonspiroi operacionin e Balilit

Berisha zbulon emrin e oficerit që dekonspiroi operacionin e Balilit

Publikuar më: 14:14 16-12-2017

Klement Balili është shndërruar në një nga njerëzit më të kërkuar të policië shqiptare. Pak kohë më parë forca të shumta policie zbarkuan në banesën e tij në kërkim të ‘ Eskobarit të Ballkanit’

Por ky operacion dyshohet se është dekonspiruar nga një oficer policie.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ish kryeministri Berisha zbulon emrin e oficerit. Ai shkruan se qytetari dixhital ka raportuar emrin e ish drejtorit Vangjel Xhavara I cili sot është oficer në Fushë-Krujë.

Postimi i Berishës:
Narkodrejtori qe informoi Balilin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema Doktor pasi lexova ne media informacionin e Shish per oficeret e implikuar per trafik droge dhe denkospirim te operacioneve policore shefi i komisariatit delvine esht Vangjel Xhavara i shkarkuar nga qeveria ton e PD dhe i rikthyer nga Edi shullazi sot ky polic trafikant esht oficer ne fushkruj .un te kam drg sms dhe me shpejt per kete person i cili prishi aksionin kundra Balilit disa her .”

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271