INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS

Berisha: Ky vetëm parlament nuk është më, të djegim mandatet! Reagon dhe Kryemadhi...[VIDEO]

Publikuar më: 13:06 18-12-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për incidentin që në sallën e parlamentit ku Garda e Republikës nuk e lejoi të merrte fjalën.
Sali Berisha
‘Nëpërmjet jush dua të sqaroj se çdo shqiptar se sot në parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje.Kërkova fjalën për procedurë. Kryetari i parlamentit më kërkoi të flisja pas parafolësit. Kështu u veprua. U nisa drejt platformës për të thënë tre minuta fjalë të mia për procedurë. Edi Rama urdhëroi mercenarët dhe shefët e gardës dhe bëri një prit. Çfarë është kjo? Kjo ka një domethënie se kjo opozitë në këtë parlament u dhunua në këtë sallë. Dhe i lind e drejta me këtë që bëri Edi Rama të marri çdo vendim për të përmbysur qeverinë. Një paralment me bandit që u bën prit deputetëve të parlementit. Kjo qeveri po dhunon të drejtat më elementare të kësaj opozite. Rruga e vetme është përmbysja e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij. E keqja duhet të ndalet. Jo bojkot, asgjësim mandatesh, do të thotë që asnjë deputet nuk është më deputet. Edi Rama nuk i do negociatat, ai do pushtetin e drogës. Ai vetëm parlament nuk është më parlament, vetëm ndarja me të keqen është rruga e duhur."

Po më tej ka reaguar dhe Kryemadhi e LSI, ku në këtë pikë s’ka rënë dakort me Berishën dhe tha se votat i kanë marrë me gjak e se për momentin duhet të djegin mandatet trafikantët.

Article Logic
Execution time: 0.00409197807312
array(1) { ["section"]=> string(22) "berisha-ky-vetem-45190" }