INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Berisha kujton 22 marsin e 1992 dhe jep një mesazh të fortë [VIDEO]

Publikuar më: 15:42 22-03-2018

Udhëheqësi historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, kohë kur për herë të parë pas shembjes së regjimit komunist, një forcë opozitare fitoi zgjedhjet në vendin tonë. Një video të fjalimit të tij në 22 mars të 1992 por dhe një mesazh të fortë për të rinjtë sot Berisha thotë se 26 vite më vonë vendi është ende përballë sfidave.
Sali Berisha:
“Gëzuar 22 Marsin, Ditën e parë të Demokracisë!
Të dashur miq, sot mbarë kombi ynë nderon 22 Marsin e vitit 1992 si ditën e parë të lirisë së tij, ditën në të cilën nën udhëheqjen e PD shqiptarët, njerëzit më të shtypur dhe më mjeruar, më të izoluar të globit çelën me votën e tyre të lirë rrugën e ndërtimit të sistemit demokratik të bazuar në shtetin ligjor dhe vlerat e lirisë. Si sot 26 vite më parë mbi 1.7 milionë të rinj, të reja, burra dhe gra, përmbysen me votën tyre të lirë diktaturën e gjenocidit, shtypjes më të egër dhe krimeve kundër njerëzimit që Shqipëria dhe Europa kishin njohur më parë, diktaturën mizore të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës. Me 22 Mars të vitit 1992 në nisëm udhëtimin tonë në rrugën e lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, të mbrojtjes së interesit tonë kombëtar dhe çështjes shqiptare të daljes nga izolimi dhe të renditjes së Shqipërisë në anën aleatëve të saj perëndimore.
Si sot 26 vite më parë në nisëm rrugën integrimit të vendit në institucionet europiane dhe euroatllantike, Këshillin e Europës, Bashkimin Europian dhe NATO!
Sot pas 26 vitesh, me gjithë vështirësitë serioze në udhëtimin e saj, Shqipëria, nga njëri prej tre vendeve më të varfëra të botës, renditet me vendet më të ardhura të mesme të larta. Ajo është anëtare e NATO-s, Këshillit të Europës dhe vend kandidat për anëtar të BE, Kosova është e lirë dhe e pavarur, shqiptarët në tërësi janë më të lirë se kurrë në historinë e tyre.
Por sot përsëri vendi ndodhet në një udhëkryq tejet të rrezikshëm. Si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama me narkoqeverinë e tij në pushtet ka vendosur narkoshtetin e tij dhe shndërruar Shqipërinë në vendin e sunduar nga droga, krimi, trafiqet kriminale, vendin e braktisjes masive nga qytetarët e tij!
Duke shprehur me nderimin më të madh para të gjithë atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që me votën e tyre me 22 Mars të vitit 1992 shemben sistemin barbar komunist të Enver Hoxhës, iu bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi dhe me guximin tonë të përmbysim, të flakim në koshin e plehrave të historisë narkoshtetin e Edvin Ramës dhe klikës së tij.
Edhe një herë Gëzuar 22 Marsin, ditën e bardhë, ditën e parë të Demokracisë!! sb

Article Logic
Execution time: 0.0073189735412598