INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha falënderon De Biazin: ‘Pa ty nuk do të isha...’

Berisha falënderon De Biazin: ‘Pa ty nuk do të isha...’

Publikuar më: 13:45 26-11-2017

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare dhe aktualisht, portier i Atalantës ka dhënë një intervistë, ku ka falënderuar nga zemra ish trajnerin italian, për gjithçka që ai ka bërë për skuadrën dhe veçanërisht për të.

Berisha ka dhënë një intervistë për “Zona Gol” në “Supersport”, ku ka shprehur falënderimet ndaj trajnerit italian, ai është shprehur se pa të ndoshta nuk do të ishte pjesë e kombëtares, për më shumë më shikoni intervistën e mëposhtme.

Për dëmtimin e pësuar përballë Evertonit

“Jam mirë, kam qenë me doktorët dhe të gjithë ekzaminimet kanë dalë mirë. Tani do të vijoj normalisht stërvitjen për të qenë gati për ndeshjen e ardhshme. Dëmtimi me Evertonin nuk ka qenë serioz.”

Për ecurinë e sezonit te Atalanta

“Kampionati italian është shumë i vështirë, nëse nuk e dëshiron fitoren me ngulm, bëhet gjithçka e paparashikueshme. Ne tek Atalanta kemi një ekip shumë cilësor, por kemi lënë disa pikë. Ndoshta kemi disa lojtarë të rinj që nuk janë mësuar edhe me Europa League-n, ndaj dhe kemi patur një ngecje në kampionat. Në javët në vazhdim besoj se do të jemi më të fokusuar në Serinë A. Rivaliteti për titullin do të jetë shumë i fortë, pa një favorit absolut deri në fund.”

Për punën e De Biazit me kombëtaren shqiptare

“De Biazi ka bërë një punë shumë të madhe me Kombëtaren tonë. Ne jemi shumë të kënaqur për gjithçka ka arritur për ekipin. I jam mirënjohës për atë që ka bërë për mua personalisht. Pa De Biazin, ndoshta as unë nuk do të isha në kombëtare.”

Article Logic
Execution time: 0.0037717819213867