INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: BE-ja nuk donte kokën e Tahirit, të hedhim Ramën si u palos diktatori Nikaraguas

Berisha: BE-ja nuk donte kokën e Tahirit, të hedhim Ramën si u palos diktatori Nikaraguas

Publikuar më: 12:24 03-05-2018

Sapo kryeministri Rama mori fjalën opozita vendosi të braktis seanacën plenare.

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha foli për dorëzimin e mandatit nga Saimir Tahiri dhe hodhi një sërë akuzash në drejtim të Ramës.

Ai tha se parlamenti nuk ia hoqi dot mandatin Tahirit, çka sipas tij tregon forcën e krimit në raport më forcën e ligjit. Më tej Berisha shtoi se Rama është pengesa kryesore e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

‘Deri sa Edi Rama qëndron dhe flet aktualisht në parlament, dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që po flet tani në parlament, që vetëm mashtron, që udhëton is faqja e zëzë nëpër Evropë, dhe që i bojkotojnë darkat dhe pritjet, si të ishte i dërguari i Kim Jong Unit, njeriut të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe lider toksik, nuk ikën. Ai përpiqet me çdo kusht të mbijetojë. Ai nuk kupton se bota nuk kërkonte kokën e Saimir Tahirit, por dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është pengesa absolute e shqiptarëve drejt integrimit evropian. Ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e tubimit të kuksianëve, t’i bëjnë Edi Ramës, atë që i bën armët pak ditë më parë kryeministrit dhe se si e palosën diktatorin guximtarët e Nikaraguas. Të hedhim, të hedhim kalbësirën Edi Rama!”tha Berisha për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0040669441223145