INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berat, aksidentohet një mikrobus me nxënës, disa të plagosur

Berat, aksidentohet një mikrobus me nxënës, disa të plagosur

Publikuar më: 10:12 12-03-2018

Një mikrobus me nxënës shkolle është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Skrapar. Raportohet se nga aksidenti i ndodhur në fshatin Vërzhezhë, janë plagosur 10 persona.

Policia sqaron se 4 nxënës 17-vjeçarë janë dërguar në spitalin e Beratit, një tjetër është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë në Spitalin e Skraparit pasi nuk kanë rrezik për jetën.

“Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën”, informon policia e Beratit.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.002763032913208