INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beqarët bëjnë këto 5 gabime. Prandaj thirrini mendjes!

Beqarët bëjnë këto 5 gabime. Prandaj thirrini mendjes!

Publikuar më: 14:56 25-09-2017
Në këtë artikull janë renditur disa gabime që bëjnë përgjithësisht njerëzit që ende janë beqarë.
Duhet të dini se nuk jua ka fajin askush, që nuk keni dikë pranë, pasi fillimisht duhet të shikoni gabimet te vetja juaj dhe më pas të ankoheni për të tjerët. Ja disa nga gabimet që beqarët duhet të shmangin sa më shumë:
1. Nuk postoni  foto të bukura
Fakti që janë beqarë i ka bërë të mos e kenë mendjen të postojnë foto të bukura, sepse e dinë qe nuk do i bëjë dikujt përshtypje. Ekspertët që merren me lidhjet, sugjerojnë se duhet të përpiqen që të postojnë ndonjë foto ku duken tërheqës, pasi asnjëherë nuk i dihet, ndoshta personi që po kërkojnë nëpërmjet fotos do kontaktojë me ta.
2. Ktheni përgjigje me vonesë
Fakti që jeni mësuar duke qëndruar vetëm, ju ka bërë dembelë dhe nuk e vrisni më mendjen të ktheni shpejt përgjigje. Mundohuni të ktheni përgjigje në kohën e duhur, pasi të tjerët nuk kanë durim të presin mesazhet tuaja. Si pasojë ju vazhdoni të qëndroni vetëm.
3. Kur dilni në takim nuk i kushtoni tjetrit rëndësinë e duhur
Nga zhgënjimet e së kaluarës ju ende vazhdoni të mendoni se të gjithë janë njësoj. Po gaboni, sepse po paragjykoni dike që ndoshta është shumë i mirë. Në këtë mënyrë ju po dënoni veten tuaj duke i hequr vetes mundësinë të jeni të lumtur.
4. Besoni se diçka nuk shkon me ju
Fakti që lidhjet e mëparshme ju kanë dështuar, nuk do të thotë se problemi jeni ju. Mundohuni të mos e akuzoni rëndë veten tuaj.
5. Dilni në përfundimin se kjo lidhje nuk do zgjasë
Sapo dilni në takim me dikë, e keni të fiksuar në mendjen tuaj se kjo lidhje nuk do funksionojë. Ky është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni, pasi  po vendosni ju për për këtë lidhje dhe nuk po i lini gjërat të rrjedhin vetë. Kujdes, hiqini  nga mendja këto mendime pa vlerë!
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869