INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes! Këto janë problemet shëndetësore që shkaktohen nga ajri i kondicionuar

Bëni kujdes! Këto janë problemet shëndetësore që shkaktohen nga ajri i kondicionuar

Publikuar më: 19:08 30-07-2017

Lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë janë këta disa nga shkaktarët e shfaqjes së problemeve me faringitet gjatë stinës së verës.

Mjekët tërheqin vëmendjen që me shfaqjen e shqetësimeve të para të drejtoheni te specialisti, sepse mostrajtimi në kohë mund të shfaqë ndërlikime serioze.

Rënia e rezistencës së imunitetit, korrentet e ajrit, konsumimi i pijeve të ftohta, apo qëndrimi nën kondicioner apo ventilator, ndikojnë në acarimin e faringiteve, por dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Faktorët e tjerë gjithashtu janë dhe mikrobet dhe viruset e ndryshme qe ne temperatura te larta krijojnë terren të përshtatshëm për t’u shumuar.

Ulja e rezistencës së mukozave te personave te predispozuar bën që të shfaqen te tilla probleme.
Fëmijët e moshave 2 - 6 - 1 0 vjeç janë kontigjenti mëi rriskuar dhe më i prekur nga faringitet. Shenja kryesore është:

Dhimbja e fytit, ndryshime te timbrit të zërit, këputje trupore. Fëmijët e vegjël mund të mos pranojnë ushqimin, për shkak të dhimbjes së fytit. Në raste të rralla fëmijët mund të kenë dhe temperaturë deri në 38 gradë.
Parandalimi përfshin kujdes në ruajtje n e një ambinti m e lagështi dhe temperaturë të përshtatshme . Po ashtu duhet treguar vëmendje në mënyrën e veshjes, duhet kujdes në qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar. Por ashtu rekomandohet një ushqim i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Këshilla
• kujdes në ruajtjen e lagështirës së ajrit në ambientin ku jetoni • ajrosni ambientin ku qëndroni • pini sa më shumë lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me vitamina • tregoni kujdes në mënyrën e veshjes • shmangni korrentet e ajrit • qëndroni larg kondicionerëve apo ventilatorëve • konsultohuni me mjekun specialist për çdo shqetësim.

Article Logic
Execution time: 0.0020248889923096