INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes! Facebook ka një lajmërim të rëndësishëm për ju: Nëse nuk…

Bëni kujdes! Facebook ka një lajmërim të rëndësishëm për ju: Nëse nuk…

Publikuar më: 12:12 07-12-2017

Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandarë e jona dhe këtë nuk e mohojmë dot. Rrjeti social më i përdorur është Facebook, por së fundmi, ky aplikacion i themeluar nga Marc Zuckerberg, ka një paralajmërim të rëndësishëm për përdoruesit e saj.
Facebook ka paralajmëruar se do i mbylli llogaritë e tyre në këtë aplikacion nëse ata nuk ngarkojnë një foto ‘të qartë’ të fytyrës së tyre. Sistemi i ri i verifikimit të identitetit është përpjekja më e fundit e rrjetit social për të frenuar përhapjen e “bots” artificialisht inteligjente, aplikacionet softuerike që kryejnë detyra të automatizuara në internet.

Facebook është i shqetësuar për përhapjen e bots, pasi ata janë të lidhur me përhapjen e të ashtuquajturave ‘Fake News’ dhe propagandës përpara zgjedhjeve në SHBA dhe referendumit të BE-së. Sistemi i ri kërkon që përdoruesit të ngarkojnë një fotografi të vetes që tregon qartë fytyrën e tyre, për të provuar se janë ata në të vërtet pas adresës së tyre duke shmangur kështu adresat fallco.

Testi i fotos ka për qëllim të ndihmojë Facebook “të kapë aktivitetin e dyshimtë në pika të ndryshme të ndërveprimit në vend”, tha një zëdhënës i kompanisë për revistën Wired. Ai nuk pranoi të ndante detajet se si funksionon procesi i verifikimit, për të parandaluar manipulimin e sistemit, por tha se kjo gjë do i ndihmonte shumë pasi fotoja do jetë unike.

Pasi të jetë kontrolluar fotografia, adresa përkatëse do të fshihet përgjithmonë nga serverët e Facebook-ut.
Facebook la të kuptohet se testi i fotos do të përdoret vetëm kur “aktiviteti i dyshimtë” zbulohet në sistem, për shembull, kur dikush që zakonisht poston nga Nju Jork papritmas fillon postimin nga Rusia.

Article Logic
Execution time: 0.00382804870605
array(1) { ["section"]=> string(73) "beni-kujdes-facebook-ka-nje-lajmerim-te-rendesishem-per-ju-nese-nuk-44211" }