INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni gati shamitë! 5 filma romantikë që duhet të shihni këtë fundjavë [FOTO]

Bëni gati shamitë! 5 filma romantikë që duhet të shihni këtë fundjavë [FOTO]

Publikuar më: 17:17 26-10-2018

Dashuria është një temë e pashtershme dhe do të jetë një temë e përjetshme dhe që ka për të nxjerrë gjithmonë nga situata regjisorët e filmave. Ata arrijnë të tregojnë një marrëdhënie të përsosur mes një çifti në situata shumë të ndryshme, sidomos në ato të vështira. Kur shikojmë filma të tillë, duam të marrim frymë thellë dhe të themi: "Do doja që kjo të ishte e vërtetë!" apo “Do doja një të dashur si ky/kjo në film”.

Meqë vjeshta është periudha e duhur për të parë filma, pse jo disa filma romantikë me historitë më të bukura të dashurisë? Përpara se të lexoni listën tonë të sugjerimeve, bëni gati dhe një shami pasi nuk do kurseheni nga lotët!


1.P.S I Love You (2007)
Jo të gjithë mund ta përballojnë dot humbjen e dikujt që e duan shumë. Kjo ndodh edhe me personazhin kryesor në këtë film. Ajo nuk e di pse jeton, bëhët jashtëzakonisht depressive, nuk del, humbet punën dhe fillon jeton në të kaluarën. Por do të shfaqet një person në jetën e saj që do ta suportojë atë në këtë situatë dhe do arrijë të përballojë dhimbjen. Ky film është për të gjithë ju që nuk dini se si të reagoni dhe të kaloni kësisoj situatash.

17608610-Movies-Set-Ireland-1511707423-650-537c9acb93-1512631887.jpg

 

 


2. The Notebook (2004)
The Notebook është një histori dashurie shumë prekëse mes dy njerëzve të statuseve të ndryshme sociale. Ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin kur ishin shumë të rinj, edhe pse jeta e tyre ishte mjaft e vështirë, ata kurrë nuk thanë “jo” për lumturinë e tyre. A nuk ishte akoma më prekse moment kur ata u takuan sërish kur ishin të moshur dhe dashuria e tyre ende nuk kishte përfunduar?

17608560-ed75f76b2088d23b5381c407b9c5f3f3-827x551-1511783447-650-e66687658f-1512631887.jpg

 

 

3.The Fault in Our Stars (2014)

Pavarësisht se sa e keqe ishte sëmundja, personazhet e këtij filmi e morën rrezikun që të përpiqen të jenë të lumtur. Përpos historisë kaq të bukur, ky film ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm.

17608460-33127460-510966-0-1511955498-1511955504-650-1-1511955504-650-b01daf7dab-1512631887.jpg

 

 


4. Me Before You (2016)
Njerëzit pozitivë janë shumë të nevojshëm në kohë të vështira. Louisa ishte si një dritë në fund të tunelit në jetën e Willit. Ajo veshte rroba të çuditshme dhe kishte pikëpamje të pazakonta për jetën, të paktën kështu e konsideronte Willi dhe njerëzit e tjerë. Ndonjëherë të gjithë ne kemi nevojë që të takojmë një person të tillë për të na ndryshuar jetën dhe të na bëjë të ndihemi të sigurt dhe jetën më kuptimplotë.

17608160-maxresdefault-1511780063-650-503105cd58-1512631887.jpg

 

 

5. Eternal Sunshine of the Spotless Mind (2004)
Nuk është e thjeshtë të ndahesh me një person që është shumë i rëndësishëm në jetën tënde. Ju do të vazhdoni të keni akoma kujtime me të, fjalë të veçanta, këngë që ua kujtojnë në çdo moment etj. Joel bën një gabim duke u përpjekur të fshijë të gjitha kujtimet e ish të dashurës së tij, por pas disa kohësh ai e kupton se sa shumë e do atë vajzë dhe përpiqet me çdo mënyrë që të mbajë gjallë kujtimet me të. Nëse ju do të kishit një mënyrë për të fshirë një kujtim, a do ta bënit? Ndoshta në një moment shumë emocional do ta bënim të gjithë, por me siguri që do të pendoheshim më vonë.

17607960-facebook-cover-eternal-sunshine-of-the-spotless-mind-screenshot-cosmic-orgasm-quotes-1511777923-650-c32e211699-1512631887.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625