INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Affleck kërkon falje për ngacmimin që i kishte bërë një prezantuese të MTV-së [FOTO]

Ben Affleck kërkon falje për ngacmimin që i kishte bërë një prezantuese të MTV-së [FOTO]

Publikuar më: 15:48 12-10-2017

Aktori Ben Affleck ka kërkuar falje për “sjellje të padrejtë” ndaj një prezantuese të MTV-së në vitin 2003.
Për incidentin në fjalë u fol shumë së fundmi, pasi, Affleck kritikoi rëndë përmes një postimi lidhur me skandalin e producentit Harvey Weinstein, i cili është duke u përballur me akuza për  sulme seksuale.

E një përdorues i Twitter i kujtoi Affleck, momentin kur ky i fundit i kishte kapur gjinjtë e prezantueses Hilarie Burton gjatë MTV Total Request Live.
“Kisha një sjellje jo të duhur ndaj Burton dhe sinqerisht kërkoj falje” ka thënë Affleck për incidentin.

eww.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042679309844971