INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid ka një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat [FOTO]

Bella Hadid ka një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat [FOTO]

Publikuar më: 23:38 25-06-2018

Bella Hadid, përpos një modeleje tepër e suksesshme, ajo po kthehet edhe në një ikonë stili për të gjithë vajzat. Gjithmonë e shohim të kururar deri në detaj, e veshur bukur dhe me stil, e cila në të njëjtën kohë na tregon edhe për tendencat më të fundit të modës. 

Këtë ka bërë edhe ditët e fundit modelja bukuroshe,e cila na ka dhënë një ‘trend alert’ të ri për këtë verë.
Bella na ka treguar se këtë verë duhet të guxojmë më shumë se kurrë dhe këtë duhet ta bëjmë nëpërmjet ngjyrave. Sipas modeles nuk duhet të qëndrojmë tek ngjyrat minimaliste, por duhet të konisderojmë ngjyrat e forta, kryesisht ngjyrën e verdhë.


Vetë ajo ka preferuar këtë ngjyrë në prezantimin e koleksionit të Kim Jones për koleksionin e Dior Homme duke na dhënë edhe ne një këshillë në këtë mënyrë. Përpos kostumit mashkullor ngjyrë të verdhë, Bella kishte zgjedhur që edhe makeup-in dhe ngjyrën e thonjve ta bënte pikërisht me këtë ngjyrë.

Keni ende dyshime? Shihni sa bukur duket Bella Hadid me këtë trend, që me shumë siguri do pushtojë verën.

gettyimages-982086818-1529873506.jpg

4D8EB2AC00000578-5879307-image-m-38_1529829214777.jpg

gettyimages-982034142-1529873498.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041348934173584