INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Bella Ciao'', e keni parë ''La Casa de Papel''? Lajm më të mirë se ky nuk mund të merrnim, ja për çfarë bëhet fjalë! [VIDEO]

''Bella Ciao'', e keni parë ''La Casa de Papel''? Lajm më të mirë se ky nuk mund të merrnim, ja për çfarë bëhet fjalë! [VIDEO]

Publikuar më: 18:54 25-10-2018

Nëse se keni parë “La Casa de Papel”, ju sugjerojmë ta shihni! 

“La Casa de Papel” tregon historinë e një burri misterioz që mban nofkën “Profesori” i cili po planifikon vjedhjen më të madhe të kryer deri më sot. Por, për ta bërë këtë i duhet ndihma e 8 personave që janë mjaftueshëm të çmendur sa të jenë të gatshëm për një sfidë të tillë.

Këta personazhe mbajnë emra qyteti, në mënyrë që të ruajnë identitetin e tyre të vërtetë edhe ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo një lajm i mirë ka ardhur për fansat e serialit, pasi protagonistët kanë filluar punën për sezonin e tretë.

Me anë të një videoje, seriali i njohur spanjoll “La Casa de Papel” nën tingujt e këngës tashmë të njohur, “Bella Cia” kanë treguar se kanë filluar punën për sezonin e tretë.

Në këtë video shihen të gjithë aktorët e sezoneve të kaluara, ndërsa bie në sy edhe paraqitja e Berlinit i cili në fundin e sezonit të dytë na kanë lënë të mendojmë se ka vdekur, ndërsa si do ta rikthejnë atë mbetet të shihet.

Seriali është më i shikuari i Netflix në gjuhë të huaj, ndërsa sezoni i tretë do të dalë në vitin 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0038042068481445