INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati sepse tashmë Gashin do ta shihni si një aktor! Reperi na surprizoi të gjithëve me pamjen[FOTO]

Bëhuni gati sepse tashmë Gashin do ta shihni si një aktor! Reperi na surprizoi të gjithëve me pamjen[FOTO]

Publikuar më: 21:31 08-08-2019

Gashi padyshim që ka pasur sukseset e tij në tregun botëror të industrisë muzikore.

Ai është kthyer në një nga reperët që ka pasur vlerësim të madh nga “yje” botërore duke pasur plot bashkëpunime me ta dhe këngë të cilat janë shndërruar në HIT-e.

Mirëpo, artisti nga Kosova nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe sapo na ka paralajmëruar se së shpejti do të kemi mundësinë ta shohim si aktor në një film.

Ai ka publikuar në InstaStoryn e tij një foto në të cilën ka lënë mbishkrimin “Në xhirimet e filmit tim më të ri. Jam shumë i emocionuar”.

Në foto ai shfaqet me shenja dhe i mavijosur në fytyrë. Për momentin vetëm kaq është thënë nga ana e reperit dhe nuk dihet ende se në ç’film do të bëjë pjesë apo se në ç’datë do të dalë por të gjithë fansat mezi po presin këtë projekt të ri.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213