INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati sepse Instagrami do të shtojë një opsion sekret

Bëhuni gati sepse Instagrami do të shtojë një opsion sekret

Publikuar më: 17:27 02-07-2018

Një opsion i ri në Instagram do t'u lejojë njerëzve që të bëjnë pyetje në lidhje me Story-t e njerëzve të tjerë, edhe pse aplikacioni nuk ka dhënë asnjë lajmërim për këtë.

Aplikacioni i shpërndarjes së fotove ende nuka ka njoftuar zyrtarisht opsionin e ri, megjithatë përdoruesit e tij në Indonezi dhe Itali kanë raportuar se janë në gjendje ta përdorin atë.

Opsioni i ri i pyetjeve do t’i shtohet atyre që gjenden tashmë në polls apo në vlerësimet me emoji. Këto karakteristika ishin shtuar si një mënyrë për të inkurajuar njerëzit që të bashkëveprojnë me story-t e përdoruesve të tjerë.

Por ato gjithashtu shërbejnë si një mënyrë e dobishme për të treguar se kush prej ndejkësve janë më të angazhuar në profilin tënd, pasi aty mund të shohësh dhe se kush ka votuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562