INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha shet veten nëpërmjet...seksit!

Bebe Rexha shet veten nëpërmjet...seksit!

Publikuar më: 13:24 01-03-2016

Këngëtarja bukuroshe duket se po eksperimenton me strategjitë e saj të marketingut duke futur në punë teori jo dhe aq inovative.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka postuar një video në të cilën duket më shumë si Miley Cyrus se sa vetja e saj. Në një pamje të tillë ekstravagante, kontroversiale dhe duke iu “shkundur” kameras në fytyrë, fjala “SEX” do të binte shumë pak në sy nëse nuk do të kishte madhësinë e shkrimit nga krahu i saj.

Bebe thotë se “ka dëgjuar që seksi shet, kështu që po përpiqet të tregohet seksi”. Nuk mund ta kundërshtojmë logjikën, veçanërisht duke marrë aprasysh faktin se një personazh si Kim K, e famshme për një video porno, është njeriu i dytë më i ndjekur në Instagram. Megjithatë supozohet që pamja të jetë minimalisht e këndshme. Ç’është e vërteta presim më shumë nga artistja me origjinë shqiptare, duke gjykuar se talenti nuk i mungon. Ekziston gjithashtu mundësia që ajo të jetë duke ironizuar, pasi në fund të mbishkrimit Bebe pyet ndjekësit e saj “A nuk mendoni se po funksionon?”. Dhe ne shpresojmë që të jetë realisht kështu.

Për t’iu rikthyer jetës artistike të Bebes, këngëtarja 26 vjeçare së fundmi është renditur në vendin e 8-të të Billboard Hot 100 me “Me, Myself & I”, bashkëpunim i realizuar me reperin G-Eazy. Siç po ju thonim, talenti nuk i mungon!

Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004