INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha publikon këngën me reperin e njohur amerikan, por Rita Ora ka dy fjalë për t’i thënë dhe me të drejtë [FOTO]

Bebe Rexha publikon këngën me reperin e njohur amerikan, por Rita Ora ka dy fjalë për t’i thënë dhe me të drejtë [FOTO]

Publikuar më: 09:57 15-04-2018

Mirë bërë Rita, po Dua?!

Tani është e zakonshme të shohim sukseset e këngëtareve shqiptare në të gjithë botën dhe nuk është se na bën shumë përshtypje kur shohim emra si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa të kryesojnë chartet muzikore botërore. Ama duhet ta pranojmë që ndihemi shumë krenarë!

Bebe Rexha është rikthyer fuqishëm së fundmi duke publikuar dy hite, “Ferrari” dhe “2 Souls on fire”, ky i fundit në bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan Quavo.
Sigurisht që duhet ta reklamojë në rrjetet sociale ku publikoi bashkëpunimin e saj në Instagram, por Rita Ora i ka dhënë një “dorë” duke e shpërndarë edhe ajo.

“E adhuroj. Jam shumë e lumtur që doli më në fund”, ka shkruar Rita, e cila njihet për miqësinë e ngushtë me Beben.

2SOULS.png

Ah sikur ta publikonte edhe Dua!

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656