INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE me sytë nga Ministria e Brendshme. Soreca kërkon luftë pa kompromis ndaj krimit

BE me sytë nga Ministria e Brendshme. Soreca kërkon luftë pa kompromis ndaj krimit

Publikuar më: 12:57 06-11-2018

Në ditën kur Kuvendi votoi për shkarkimin e Fatmnir Xhafës Ambasadori i Bashkimit Europian kërkon që puna mos të ndalojë në këtë dikaster. Rezultatet e fundit të kësaj Ministrie janë pozitive, ndaj ambasadori ishte i prerë kur tha se këto rezultate duhet të ruhen.
Luigi Soreca:
“Gjatë muajve të fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa operacione policie të rëndësishme kundër krimit të organizuar, veçanërisht kundër trafikimit të drogave. Bashkimi Europian i mirëpret këto operacione. Ne kemi parë veprimin aktiv, rezultate të prekshme nga ana e palës shqiptare dhe këto janë rezultatet që priten vendet anëtare të BE. Kjo prirje duhet të ruhet dhe një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, e cila të jetë në gjendje të luftojë me forcë krimin e organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
E për të pasur rezultate pozitive edhe reforma në drejtësi duhet të vihet në zbatim të plotë.
Luigi Soreca:
“Konsolidimi i progresit në fushën e reformës së drejtësisë. avancimi i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve. finalizimi i ngritjes së organizmave të specializuar të SPAK dhe agjencive antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar, Byrosë Kombëtare të hetimit dhe gjykatës”.
Por nuk është vetëm lufta kundër krimit dhe korrupsionit një shqetësim për Brukselin. Edhe çështja e azilkërkuesve duhet të marr zgjidhje nëse vendi ynë duhet të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave në muajin qershor.
Luigi Soreca:
Sigurisht është ulja e numrit të kërkesave për azil. Adresimi ire komandimit të OSBE ODIR lidhur me zgjedhjet.

Article Logic
Execution time: 0.0033218860626221