INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baza e NATO-s në Kuçovë, shtypi rus e cilëson skema e “Shqipërisë së Madhe”

Baza e NATO-s në Kuçovë, shtypi rus e cilëson skema e “Shqipërisë së Madhe”

Publikuar më: 15:35 10-08-2018

Baza e re e NATO-s që do të nisë të ndërtohet brenda këtij viti në Shqipëri, ka shkaktuar shqetësim tek Rusia, e cila e cilëson pozitën e Aleancës në Ballkan si një kërcënim ushtarak për kufijtë e saj.Portal rus ‘Fort Russ’ e hap shkimin me titullin baza e re e NATO-s në Kuçovë, kërcënon përshkallëzimin e skemës së Shqipërisë së Madhe.

“Zgjerimi i infrastrukturës së NATO-s në Shqipëri nuk është befasi dhe është pjesë e fushatës më të madhe të SHBA-NATO për të promovuar një “Shqipëri të Madhe”, që përfshin nxitjen e konflikteve etno-fetare në shtetet ballkanike me popullsi shqiptare”- thuhet ne artikull.

Sipas shkrimit, “Analistët e kanë parashikuar vazhdimisht se Ballkani mund të jetë beteja e ardhshme gjeopolitike në fushatat e destabilizimit të Atlantikut nëpërmjet skemës së “Shqipërisë së Madhe”.

Në këtë kontekst, krijimi i një baze të NATO-s në Shqipëri padyshim që përfaqëson fillimin e operacioneve të reja të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konflikteve në rajon.

50 milionë euro të parashikuara për projektin e bazës ajrore ka të ngjarë të gjejnë rrugën e tyre për të nxitur gjakderdhjen e re në formën e separatizmit radikal shqiptar në shtetet fqinje, thuhet më tej mes shkrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273