INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Batuata e debate në komisionin e Ekonomisë. Ahmetaj: Do bëhemi meme[VIDEO]

Batuata e debate në komisionin e Ekonomisë. Ahmetaj: Do bëhemi meme[VIDEO]

Publikuar më: 16:19 27-03-2018

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i thirrur sot në seancë dëgjimore në komisionin e Ekonomisë raportoi për skemën e re të TVSH dhe taksën e re mbi ndërtesën. Seanca është zhvilluar mes debatesh ndërkohë që nuk kanë munguar as batutat mes ministrit dhe deputetëve të opozitës por edhe kreut të komisionit Erjon Braçe.
Ahmetaj-Do detyrohem ta bej si në klasë të parë,
Braçe-Beje si në kopsht vetëm sqaroje
Braçe-Mos përmendni litarin
Ahmetaj-Unë dhe deputeti i nderuar kemi dy pozicione shumë të ndryshme
Braçe -Të dy ujë keni në dorë
Ahmetaj-Ftoj shqiptarët ta fusin këtë në facebook dhe të shohin nëse kam unë të drejtë apo jo, taksën e kanë që kur blejnë shishen, përvec atyre që janë të përjashtuar cdo mall ka të përfshirë tvsh te faturat janë të gjitha mallrat, vetëm ato kontrabandë jo.
Shehaj -Po gënjeni, lërini mashtrimet
Ahmetaj- Do bëhemi meme në Republikën e Shqipërisë me këto shishet, le të bëhemi meme
Kjo shishe i dashur deputet ka tvsh pavarësisht se ku shitet.

Ahmetaj deklaroi se skema e re e tvsh, nuk prek fitimet e biznesit dhe as rrit çmimin e produktit te konsumatori. Sipas Ahmetaj taksa prej 20 për qind është brenda sistemit fisKal.
Ministri tha se nuk do cënohet fitimi i asnjë biznesi, është deklarim, madje bizneset e vogla që do arrijnë të zbresin tvsh madje mund.Produkti e ka 20 për qindshin brenda sistemit fiskal, sipërmarrja që e shet e ka të formalizuar. Ahmetaj deklaroi se taksa e re e pronës e cila do të aplikohet nga 1 Prilli pritet të ketë efekte positive për financat vendore. Projekti në vlerën e rreth 3.5 mln euro mundësohet nga qeveria suedeze dhe do të marrë mbështetje nga Prilli 2018- Dhjetor 2020. Opozita ka kundërshtuar vendosjen e taksës së banesës.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332