INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkohet sërish ''PRODUKT 28''? Ish-anëtari i grupit jep lajmin e mirë për fansat, e zbuloni tani [FOTO]

Bashkohet sërish ''PRODUKT 28''? Ish-anëtari i grupit jep lajmin e mirë për fansat, e zbuloni tani [FOTO]

Publikuar më: 13:09 10-04-2019

Ishin një ndër grupet muzikore më të dashur për publikun, por më pas i ndanë rrugët. Bëhet fjalë për “Produkt 28” që u krijuan pikërisht më 28 nëntor të 2002 dhe prandaj mori këtë emër.

Grupi përbehej nga tre djem Alban Kondi( vëllai i Dr.Florit) Turjan Hyskaj dhe Fabian Basha të cilët i dhuruan publikut shqiptar shumë këngë të bukura e të pëlqyera nga ta.

Por ditën e sotme njëri nga pjestarët e grupi dhe pikërsht Fabiani ka dhënë lajmin e bukur dhe siç duket djemtë e "Produkt 28" do të vazhdojnë të shijojmë akoma. I ftuar në emisionin ‘Ditë e re’ ai ka zbulaur se ndoshta ‘Produkt 28’ do të rikthehet me këngë të reja.

‘Nuk di ta them me siguri sepse gjërat kanë ndryshuar edhe muzika ka ndryshuar shumë. Por rikthimi i ‘west Side Family’ dhe fakti që publiku e priti shumë mirë na ka dhënë një sinjal të mirë motivimi. As vetë nuk e di por kurrë mos themi kurrë”, ka treguar Fabi i cili ndër të tjera ka zbuluar se me djemtë mbajnë ende kontakte dhe e kanë ruajtur miqësinë.

rpod.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449