INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkimi Europian: Shenjat e gishtërinjve në ID, arsyeja...

Bashkimi Europian: Shenjat e gishtërinjve në ID, arsyeja...

Publikuar më: 14:28 18-04-2018

Ndërsa një ditë më parë morëm lajmin e mirë se vendi ynë mund të jetë një hap më pranë BE-së është e rëndësishme të dimë se cilat janë edhe vendimet më të fundit të bllokut pasi shumë shpejt do të na prekin edhe ne.

Shenjat e gishtërinjve mbi të gjitha kartat e identitetit të do të jetë një mënyrë për të luftuar rrezikun që vjen nga terrorizmi.

Me këtë argument Komisioni Europian synon të marrë të tjera masa për të ruajtur sigurinë e unionit.

Shtimi i identifikimit biometrik, përfshirë shenjat e gishtave dhe të dhënat e fytyres , në kartat e identitetit të Bashkimit evropian, është pjesë e një ligji të propozuar së këtë të martë me qëllim që t’i privojë terroristët dhe kriminelët nga mjetet dhe hapësira për të vepruar.

Në propozimin e tij Komisioni Europian u shpreh se shtetet nuk do të jenë te detyruar për të aplikuar një masë të tillë, Por ato vende që do të pranojnë në karta do të kërkohen dy të dhëna biometrike shenjat e gishtërinjve dhe imazhi fytyrës.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian u shpreh për Euroneës se ligji po prezantohej me qëllim që të përmirësohet siguria e kartave ekzistuese dhe të ketë një harmonizim të tyre në të gjithë unionin. Dokumente më të sigurta do të forconin menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE dhe mund të rriste mbrojtjen ndaj falsifikimit dhe mashtrimit, sipas komisionit, por ka edhe rreziqe që lidhen me përdorimin e të dhënave biometrike.

Të aplikuara që më herët nga BE si një element sigurie për pasaportat, të dhënat biometrike janë mënyra më e sigurt për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e një personi dhe autenticitetin e një dokumenti udhëtimi, sipas organizatës ndërkombëtare të aviacionit civil. Shenjat e gishtave janë identifikues të mirë pasi janë të pandryshueshëm edhe nëse pamja e një personi ndryshon me kohën.

Në shumë vende të bllokut, shenjat e gishtërinjve në kartat e identitetit janë opsionale.

Në Gjermani vetë qytetarët zgjedhin nëse duan të kenë shenjat e gishtërinjve ndërsa në Spanjë në Kartat e identitetit janë edhe gishtërinjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107