INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Bashkia e Tiranës përfiton vlera kolosale nga taksa e infrastrukturës[VIDEO]

Publikuar më: 11:44 09-01-2018

Pas rinisjes së ndërtimeve në vendin tonë pushteti vendor po përfiton të ardhura shtesë në buxhet. Sipas portalit Financatvendore.al, vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2017, për të gjitha bashkitë, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës rezultojnë rreth 4.4 miliard lekë. Me një rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin e kësaj takse prej 1.7 miliard lekësh në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tirana mban vendin e parë në lidhje me taksat që janë mbledhur për ndërtim me rreth 71.4% e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe afro 3.1 miliardë lekë u regjistruan në buxhetin e Bashkisë Tiranë. Duke pasur parasysh se në Tiranë, taksa e infrastrukturës për apartamentet është 8% e vlerës së ndërtimit, përllogaritet se në Tiranë janë dhënë leje për rreth 290 milionë euro ndërtime.
Ndërsa për gjithë Shqipërinë, totali i ndërtimeve bazuar në lejet e dhëna për 9 muaj është rreth 520 milionë euro.
Rritmi i ndërtimeve pritet të jetë i lartë në vend edhe në 2018-n, ku në Tiranë do të jetë dhe numri më i madh për faktin se jeton 1 e 3 e popullsisë. Sipas buxhetit zyrtar të kryeqytetit për 2018-n, pritet të arkëtohet një nivel rekord prej 24 milionë eurosh këtë vit nga taksa e infrastrukturës. Në total, për periudhën 2017-2018, në kryeqytet pritet të kryhen ndërtime me një vlerë prej gati 600 milionë euro.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013909339904785
    array(1) { ["section"]=> string(47) "bashkia-e-tiranes-taksa-e-infrastruktures-47015" }