INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bashkia e Tiranës organizon aktivitete rekreative në Liqenin e Farkës [VIDEO]

Publikuar më: 14:44 30-09-2017

Liqeni i Farkës është kthyer në një destinacion atraktiv për të gjithë. Investimet e bërë në këtë zonë jo shumë larg qendrës së Tiranës, kanë sjellë zhvillimin e saj.

mbjellja_e_pemve.jpg

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me mbështetjen e Njësisë Administrative Farkë dhe në bashkëpunim me Enduro Albania & Vespa Fanatic organizuan “FARKA N’FEST”. Festa në Parkun e Liqenit të Farkës nisi në orët e para te mëngjesit.

altivitete.jpg

Lodrat, aktivitete krijuese si dhe ato sportive tërhoqën vëmendjen e të rinjve të zonës. Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit Blendi Gonxhe thotë se qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi dhe dhënia jetë një tjetër zone të gjelbër të Tiranës.

femije_duke_luajtur.jpg

Vetëm gjatë viteve të fundit në Parkun e Liqenit të Farkës hapësirat e gjelbra janë shtuar me 5 mijë pemë. Ndërkohë kryetari i Njësisë Administrative Farkë Ardian Tufa flet pë investimet e bëra në këtë zonë dhe sesi kanë ndikuar ato shumë në zhvillimin e saj. Parkut do ti shtohen pemë të tjera në muajt në vazhdim ndërkohë që do zhvillohen edhe aktivitete të tjera rekreative. Bashkia e Tiranës kërkon ti ndërgjegjësoj të gjithë qytetarët ,duke u bërë apel që ti ruajnë këto pasuri natyrore.

mbjellja.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917