INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunimi me Dj e famshëm Burak Yeter, Almeda Abazi zbulon të reja nga klipi i shumëpritur [VIDEO]

Bashkëpunimi me Dj e famshëm Burak Yeter, Almeda Abazi zbulon të reja nga klipi i shumëpritur [VIDEO]

Publikuar më: 10:23 17-10-2018

Tashmë jo vetëm një showgirl e suksesshme dhe një imazh i ëmbël për ekranin, por Almeda Abazi na ka treguar me postimet në Instagram se është gati të futet në botën muzikore.

Një fillim i fuqishëm dhe kjo e thënë nga bashkëpunimi me Dj e famshëm turk, Burak Yeter.

Ndoshta ju me siguri mezi po e prisni të dëgjoni këtë prurje të re, por Almeda Abazi ka zbuluar detaje të tjera përsa i përket kësaj prurje artistike.

Almeda ka postuar një video të shkurtër në Instagram ku ka treguar disa nga momentet gjatë realizimit të klipit duke lajmëruar se për 3 ditë realizimi do të jetë publik për të gjithë fansat.

Një surprizë e madhe po vjen! Bëhuni gati.../intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0042750835418701