INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët! Deputetët e rinj si bagëtitë...

Basha: Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët! Deputetët e rinj si bagëtitë...

Publikuar më: 12:59 15-03-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimin e radhës me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit. Basha i ftoi ata që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.

Basha komentoi vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e deputetit si dhe të atyre që refuzuan ta djegin. Basha u shpreh se deputetët e rinj u shitën dhe blenë nga qeveria si të ishin bagëti në tregun e Milotit.

“Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti. Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap Në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve.”- tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0040340423583984