INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Mashtrimet e Ramës me udhëtimet jashtë për punë private [VIDEO]

Basha: Mashtrimet e Ramës me udhëtimet jashtë për punë private [VIDEO]

Publikuar më: 10:27 03-09-2019

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes një video ka publikur të gjitha herët që kryeministri Edi Rama ka udhëtuar jashtë vendit për punë private. Udhëtimet e Ramës janë në disa destinacione të largëta dhe disa prej tyre janë për ekspozitat me pikturat e tij.

Sipas Lulzim Bashës, “Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”. 

Ai shton se kryeminstri shqiptar jeton në lukës dhe qytetarëve u jep vetëm varfërim. “Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja”, shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217