INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Basha viziton zonat e përmbytura: Situata alarmante, banorët të braktisur nga qeveria

Basha viziton zonat e përmbytura: Situata alarmante, banorët të braktisur nga qeveria

Publikuar më: 17:12 03-12-2017

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar për të parë nga afër situatën në zonat e përmbytura nga shiu. Basha ka monitoruar situatën në Ferres ndërsa është shprehur se situata është alarmante dhe banorët ankohen se janë braktisur nga qeveria. “Situata alarmante. Banoret ankohen se janë braktisur nga qeveria dhe se nuk kane marre asnjë ndihmë. Furnizimi me ujë të pijshëm për banorët në Ferras është nevoje urgjente”- tha Basha. Më herët lideri i opozitës vizitoi Darzezën e Fierit, ku situata është edhe më problematike.

basha_ne_foto.jpg“Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka. Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së përmbytur dhe pjesës tjetër të Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve. Tani që reshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura”-shkruan Basha.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00574803352356
    array(1) { ["section"]=> string(89) "basha-viziton-zonat-e-permbytura-situata-alarmante-banoret-te-braktisur-nga-qeveria-43802" }